Top News- ‘Më erdhi në majë të hundës’/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja
08/10/2025 12:14

Është zbardhur dëshmia e autorit të dyshuar të krimit që tronditi opinionin publik, Elvis Shkambi, i cili vrau me armë zjarri gjyqtarin e Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja. Ngjarja ndodhi në sallën e gjyqit, menjëherë pasi gjyqtari lexoi vendimin që nuk ishte në favor të familjes së autorit. Sipas hetimeve, Shkambi nxori pistoletën nga brezi dhe qëlloi në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend. Po ashtu, ai plagosi edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët kishte një konflikt pronësie. Pas arrestimit, 30-vjeçari Elvis Shkambi është shprehur se u shty nga vendimi kundër familjes së tij, për të kryer aktin e rëndë. “Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, ka rrëfyer ai. Sipas raportimeve pas krimit, autori ka dalë nga ambientet e gjykatës gjakftohtë, ndërsa iu është dorëzuar forcave të policisë, duke pranuar vrasjen. Këtë të mërkurë, në Pallatin e Kongreseve janë mbajtur homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, ku familjarë, miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

Top Channel/ Vartësit e Ballukut në SPAK, dëshmojnë disa nga drejtuesit e “infrastrukturës”
08/10 12:54
Top News – Të rinjtë ‘dalin në pension’. Brenda tre vitesh, punësimi i të moshuarve dyfishohet
08/10 12:53
Top Channel/ Burri i ish-drejtoreshës së filialit të postës lihet në burg, flet avokati i Feta Metaj
08/10 12:27
Top Channel/ Ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ballukut paraqitet në SPAK
08/10 12:04
Top News- Mbeti i bllokuar nga rrjedha e ujit/ Gramsh, i riu nxirret nga lumi Devoll
08/10 11:58
Top Channel/Protesta për Territorialen/Protestuesit djegin kazanët pranë Kuvendit, policia hedh…
08/10 11:53
Top Channel/ Tenderat e hekurudhës dhe KESH, Ergys Verdho paraqiten në SPAK
08/10 11:51
Top News – Rama ultimatum deputetëve: Ose votoni reformën, ose largohuni nga PS
08/10 11:38
Top Channel/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti i PS shoqërohet nga avokati
08/10 11:12
Top Channel/ ‘Karikojeni si Diellën’, Bardhi për Ramën: Ky nuk mban asnjë përgjegjësi, të vij këtu..
08/10 11:10
Top News – Bordi rrit çmimin e karburantit. Nafta shtrenjtohet me 7 lekë, benzina me 3 lekë
08/10 10:53
Top Channel/ Protesta për Territorialen, tensione para Kuvendit, policia hedh gaz lotsjellës…
08/10 10:43
Top Channel/ ‘Videot e Lilës janë lule’, Berisha në Kuvend:Të Agasit do dalin shpejt, arkiva juaj…
08/10 10:33
Top Channel/ Protesta për Territorialen/ Përplasje të rruga e Elbasanit, bllokohet aksi rrugor
08/10 10:32
Top News – Kapet në Rinas shtetasi ukrainas/ I kërkuar për trafik droge, reagon ambasada amerikane
08/10 10:28
Top Channel/ Mbledhja e grupit te PS, Momenti kur Edi Rama largohet nga salla e Kuvendit
08/10 10:26
Top News – Berisha tregon skenarin e protestës: Asnjë votë nga PD për territorialen
08/10 10:04
Top Channel/ A do ketë rrjedhje të votave nga PD për Territoralen? Ja si përgjigjet Berisha
08/10 09:57
Top Channel/ Protesta e opozitës për Territorialen, bllokohet Pedonalja në Tiranë, policia…
08/10 09:56
Top News – Kuvendi në seancë, protestuesit nisin grumbullimin
08/10 09:42