Top News – Me emra të ndryshuar/ Mafiozët e huaj fshihen në Shqipëri
30/12/2020 12:57

Thuajse një vit më parë, Policia shqiptare arrestoi një vrasës francez, të akuzuar dhe dënuar nga Gjykata e Nantes në Francë. Ai pas krimit kishte udhëtuar transit në Itali dhe me destinacion final Shqipërinë. Ai u kap në një banesë në rrugën e Barrikadave ku kishte marrë një banesë me qira. Por, informacionet e autoriteteve franceze vunë në lëvizje agjentët shqiptarë të antikrimit, të cilët në rrugë operative mësuan vendndodhjen e tij dhe bënë të mundur arrestimin e tij, për të cilin ishte dhënë një vendim me"Burgim i përjetshëm" dhe i cilësuar si person i rrezikshëm. Por, francezi i arrestuar nuk është as i pari dhe ndoshta as i fundit që ka zgjedhur të strehohet në Shqipëri. Pak kohë para se të dënohej në Itali për lidhje me organizatën mafioze "Ndrangheta", Amedeo Matacena, një ish-deputet i partisë së Silvio Berlusconit i hodhi sytë drejt Shqipërisë për të investuar miliona euro në projekte biznesi. Bëhet fjalë për korrikun e vitit 2014, kur drejtoria e Hetimeve të Antimafias në Itali, DIA zbuloi në paradhomën e Matacenas projekte mbi një linjë hidrocentralesh të vogla në Gomsiqe të Pukës, për të cilat ish-politikani kontrovers kishte shfaqur interes që prej fillimit të vitit 2012. Projektet u zbuluan në kuadër të një hetimi që Antimafia po kryente ndaj ish-ministrit Claudio Skajola. Të paktën në 5 raste, autoritetet shqiptare kanë bërë arrestime apo sekuestrime për llogari të kolegëve italianë, duke goditur anëtarë të Sacra Corona Unitas dhe "Ndranghetas" dhe bllokuar pasuri të tyre, të investuara në Shqipëri. Gjurmët e këtij fenomeni shtrihen thellë në kohë, prej vitit 1998, kur një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit vinte në dukje se prokurorët shqiptarë ishin asokohe të shqetësuar për aktivitetin e bosëve të mafias italiane, të përfshirë në trafiqe në Shqipëri.

Top News – Kryeparlamentarja Spiropali në konferencën e Gjenevës: Diplomacia, zgjidhje për luftrat
30/07 22:06
Top News-Grupi i punës përgënjeshtron Çelën. ‘Prokuroria pati përfaqësues në draftimin e kodit’
30/07 21:54
Top News – Shpifja nën zemërim nuk dënohet. Kodi i ri penal, kritika për hapësirat e interpretimit
30/07 21:09
Top News – Greqia do të njohë bektashinjtë. Projektligj për komunitetin e Trakës, Turqia kundër
30/07 21:07
Top Channel/ Pas tërmetit, cunami bën kërdinë në Rusi e Japoni! Autoritetet nën alarm
30/07 20:18
Top Channel/ Censi për bujqësinë! 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione
30/07 20:15
Top Channel/ Afat deri më 31 korrik! Lirimi i hapësirave, Balluku: Penalizim për ata që…
30/07 20:13
Top Channel/ Ligj për sigurinë e blerjeve online! Ministria e ekonomisë: Jo më produkte të pasigurta
30/07 20:12
Top Channel/ Korçarja e martuar me një palestinez që jeton në Gaza, humbi të birin mes bombave
30/07 20:11
Edicioni Informativ, 30 Korrik 2025, Ora 19:30
30/07 20:05
Top Channel/ Dy viktima në aksident! Automjete përplasen në rrugën e plazhit në Borsh
30/07 19:56
Top Channel/ Fund i vulave në pasaporta, nga tetori nis sistemi biometrik! Preket edhe Shqipëria
30/07 19:39
Top News – Burg edhe për muratorët. Zgjerohet gama e dënimeve për ndërtimet pa leje
30/07 19:36
Top News – ‘Tarifa të papërshtatshme shërbimi’. Ekspertët, Kodi i Ri Penal cenon tregun e lirë
30/07 18:35
Top Channel/ ‘Përvëlohet’ Japonia! Shënon temperaturën më të lartë në histori, shkencëtarët…
30/07 18:27
Top News- Humb jetën çifti i bashkëshortëve/ Aksident tragjik në Borsh, 1 tjetër në gjendje të rëndë
30/07 17:05
Top News- Flakët shkrumbuan fshatrat e Delvinës, policia gjen tre autorët e zjarrvënies
30/07 16:59
Top News-KAS rrëzon Lëvizjen Shqipëria Bëhet/ I jep mandatin Ana Dajkos, bie kërkesa e Andia Ullirit
30/07 16:58
Top News- Berisha kundër Kodit të ri Penal/ Kreu i PD- Ka dalë nga shpellat e mafies
30/07 16:57
Top News – Operacion ndërsa toka dridhet me 8.8 ballë / Pamjet, kirurgët heronj mbrojnë pacientin
30/07 16:57