Pas vendimit se nga 1 korriku rriten pagat për 30 mijë punonjës të sistemit arsimorë, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në “Facebook”, me mesazhet e mësuesve, të cilët e vlerësojnë si një lajm të mirë dhe të rëndësishëm vendimin për rritjen e pagave. Kreu i qeverisë, Rama tha se tashmë falë një rruge të mundimshme reformash, u arrit që paga e mësuesve të jetë 950 euro.