Global Mercy, anija më e madhe në botë që shërben si spital civil, është ndalur për të parën herë në portin e Dakarit në Afrikë. Anija 174 metra e gjatë dhe 28.6 metra e gjerë, mbërriti në portin senegalez më 27 maj dhe do të qëndrojë atje për katër javë për të ofruar shërbime për të varfrit.