Një shtetas sirian, i dyshuar për qëndrime radikale islamike, është arrestuar nën dyshimin se kishte planifikuar të vriste me hanxharë ushtarë gjermanë në qytezën Hof në Bavari, thanë prokurorët të premten. I dyshuari, 27 vjeç, kishte siguruar dy hanxharë rreth 40 centimetra të gjatë. Ai planifikonte të vriste ushtarë të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hof, të cilët e kalonin kohën e pushimit të drekës atje, si dhe të vriste sa më shumë prej tyre, thuhet në njoftimin e prokurorëve.