Konferenca e kryetarëve ka vendosur që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen me prani fizike dhe jo online. Nga vendimi i marrë thuhet se kushti kryesor që deputetët duhet të plotësojnë është të paraqesin certifikantën e vaksinimit në sekretarinë e komisioneve, si dhe duhet të mbajnë distancë sociale. Ndërsa për deputetët që nuk e kanë bërë vaksinën, duhet të paraqesin një test PCR, të kryer 48 orë përpara mbledhjes.