Një hetim i BBC-së ka zbuluar disa nga skemat e emigrantëve për të përfituar leje qëndrimi të përhershme në Mbretërinë e Bashkuar. Ata pretendojnë se janë viktima të dhunës dhe shfrytëzojnë politikat sociale të vendit, që synojnë të mbrojë viktimat e dhunës, por që sipas ekspertëve po abuzohet për shkak të kontrolleve të dobëta. Sipas raportimit, disa emigrantë nisin bashkëjetesën me shtetas britanikë, vetëm për t’i denoncuar më pas për abuzim e dhunë, gjë e cila iu mësohet nga vetë avokatët dhe këshilltarët e tyre ligjorë. Një gazetar i infiltruar dokumentoi një rast ku për 900 paund ofrohej fabrikimi i një historie për “dhunë psikologjike”, për të bindur autoritetet.