Detaje të tjera janë zbuluar nga ndalimi i biznesmenit Ermal Beqiraj në Francë. 44-vjeçari, I shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, u ndalua nga autorietet franceze në qytetin e Amiens. Ai ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen strukturave të Xhandarmërisë Franceze.