Një 20-vjeçar I cili banon në Shkodër është arrestuar nga policia në kryeqytet. Personi në fjalë pasi ka kuptuar se ishte në ndjekje nga policia, ka vrapuar e më pas është futur në një taksi për t’u larguar. Pas kontrolleve të kryera ndaj tij, në çantën e dorës iu gjet një pistoletë. Ai u arrestua, ndërsa po merret në pyetje rreth ngjarjes.