Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Rinas, pasi është kapur me armë zjarri. Sokol Krasniqi, me nënshtetësi britanike po udhëtonte së bashku me familjen, por kontrolli i valixhes së tij me skaner, zbuloi armën. Policia njofton se nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e tij, në dalje të Shqipërisë, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Arma së bashku me fishëket u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Destinacioni i armës ishte në Britaninë e Madhe ku ai jetonte, por plani dështoi në aeroport. Ende nuk dihet se ku e kishte siguruar armën, apo qëllimi se përse do e çonte drejt Anglisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.