Forcat `Shqiponja` kanë arrestuar në zonën e Laprakës një të ri libanez, i cili po udhëtonte me armë zjarri me vete. 20 vjecari i identifikuar si Muhamed Binali, u ndalua falë informacioneve paraprake që uniformat blu kishin marrë në lidhje me të. Operacioni për kapjen e libanezit u krye në rrugën “Lord Bajron”. Policia veproi menjëherë sapo i mbërritën të dhëna se një i ri ishte duke qarkulluar me armë zjarri në zonën e Laprakës. Duket se ka qenë pikërisht falë reagimit të shpejtë të saj që Binali u lokalizua e u prangos. Ai u shoqërua në komisariat e ndërsa arrestim u bë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.