Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ndërsa mbante pa leje armë zjarri dhe municion luftarak. Kontrollet e befasishme u kryen nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1, në zonën e Liqenit të Thatë.