Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë nga afër shtimin e kohëve të fundit të dërgesave të naftës së papërpunuar ruse në portet kineze përmes Rrugës së Detit të Veriut, ndërsa Rusia përballet me sanksione të ashpra perëndimore lidhur me agresionin e saj në Ukrainë. Këtë vit janë shënuar mbi dhjetë dërgesa nafte me anije ruse drejt Kinës përmes Arktikut, rrugë e cila kalon nga Deti Barents për në ngushticën e Beringut. Ndërsa sanksionet ekonomike perëndimore kanë ulur kërkesën për naftë bruto ruse dhe Kina është e gatshme ta blejë atë, Moska po hap portën e saj të Arktikut për Pekinin.