Analisti i njohur Ilir Demalia është dhunuar mesditën e së mërkurës pranë banesës së tij në rrugën “Çamëria” në kryeqytet. Demalia është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pas ngjarjes policia thotë se është identifikuar autori i dyshuar dhe është shpallur në kërkim. Në një reagim nga spitali për “Shqipëria Live”, Demalia tregoi se është dhunuar nga dy persona sapo ka dalë nga shtëpia. Sipas tij, autorët kanë pretenduar se gazetari ka lajmëruar policinë për parkim të gabuar të automjetit.