Rama: Dihet, atyre që propagandojnë dhe pasurojnë akt-akuzën ndaj meje si agjent i Beogradit, nuk u intereson fare as përgjigja ime, as e vërteta, as debati i shëndetshëm demokratik, po u intereson vetëm ushqimi i sherrit, mbajtja ndezur e konfliktit, shfrytëzimi dhe jo prerja e thonjve të krizës në veri të Kosovës. Ato thonj ju interesojnë dhe kjo është tragjedia e Kosovës sot. sepse kësisoj numërojnë me mend se sa vota shtojnë, se sa kundërshtarë politikë dobësojnë, se sa armiq të jashtëm e të brendshëm pjekin në hellin e demagogjisë nacional-folklorike, për të nginjur miletin me lugë bosh.