Policia e Kukësit, në bashkëpunim me efektivët e pikës kufitare të Morinës, organizuan me sukses një operacion antidrogë në fund të të cilit u sekuestrua një sasi prej 5 kg lëndë narkotike, të llojit heroinë. Në kuadër të operacionit, ‘Risku’, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll i imtësisht në një mjet tip Golf. Brenda një çante në këtë makinë u gjet sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin Abdullah Ahmeti alias Abdullah Jashari. Grupi hetimor po vijon punën për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.