Në vetëm pak javë, Emiljan Shega nga Peqini ka qenë subjekt I sekuestrimit të pasurisë nga 2 institucione të ndryshme të drejtësisë, SPAK dhe Prokuroria e Elbasanit. Këtë të premte, Policia e Elbasanit njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë 3 milionë euro në pronësi të 31-vjeçarit Emiljan Shega, I cili rezulton person me precedent penal në Shqipëri, Angli dhe Holandë.