Policia Kufitare e Shkodrës ka goditur një rast të kalimit të parave të padeklaruara. Në kuadër të këtij operacioni, u vu nën hetim një 37 vjeçar, I cili tentoi të kalonte 20 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Muriqanit. Gjatë kontrollit, policia konstatoi një hapësirë të modifikuar në makinën e shtetasit E.M, me qëllim fshehjen e shumës 20 000 euro të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në PKK Muriqan, pa i deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.