Nga 15 Marsi, pritet që trafiku i krijuar në zonën e ish-Sheshit Shqiponja të marrë një lehtësim me hapjen e tunelit katër, në të cilin do të kalojnë në një sens, të gjithë mjetet që vijnë nga Durrësi për në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta. Lajmin e dha mbrëmjen e të dielës ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku e cila së bashku me kryeministrin Edi Rama inspektuan punimet në kantieret e ndërtimit.