Dy persona humbën jetën, pasi një gomone me emigrant u mbyt pranë ishullit grek të Symity, i cili ndodhet shumë pranë kufirit me Turqinë. Roja bregdetare e Greqisë ndërhyri menjëherë për t’i ndihmuar emigrantët dhe arriti të nxjerrë në breg 10 prej tyre, të cilët thanë se në total ishin 13 persona në gomone.