Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut sollën problematika edhe në sektorin e peshkimit. Dallgët e detit dhe erërat e forta bënë që në molin e peshkimit në Radhimë, varka, skafe dhe gomone të rrezikonin mbytjen. Një nga pëshkatarët e vjetër, Sherfif Dyrmishi shprehet se dallgët ishin shumë të larta, dukë bërë që uji të kalojë mbi barrierë. Madje një nga mjetet e peshkimit që ishte për riparim është dëmtuar plotësisht dhe disa mjete të vogla të tjera të peshkimit dhe disa gomone janë fundosur.