Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri sërish thirrje udhëheqësve të NATO-s që të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. “Nëse nuk e mbyllni qiellin tonë, është çështje kohe kur raketat ruse do të bien në territorin tuaj, në territorin e NATO-s”, tha Zelensky në një video të postuar në mediat sociale.