Baret dhe restorantet kanë pësuar një goditje të fortë për shkak të mbylljes nga pandemia e Covid 19, duke larguar nga puna rreth 22% të personelit, sipas të dhënave të INSTAT. Ky sektor u mbyll në javën e dytë të marsit pas masave drastike të marra nga qeveria për të kufizuar përhapjen e infeksionit të Covid-19.