Top News-Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit/Pjesëmarrje e ulët, votuan 30.33 % e zgjedhësve
06/03/2022 19:45

Mbyllet procesi i votimit në të 6 bashkitë, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Lushnje e Rrogozhinë. Procesi, i cili filloi në orën 07 00 të mëngjesit dhe zgjati deri në orën 19 00 të mbrëmjes, tregoi që kishte një pjesëmarrje jo shumë të lartë në të gjitha qendrat e votimit, në të 6 bashkitë. Pjesëmarrje më të lartë të votuesve e kishte qarku i Dibrës, me 43.35 % , e ndjekur nga Vora me 40.33%. Lushnja po ashtu ka qenë po në të njëjtat shifra si Vora, me një diferencë të vogël votuesish. Në Lushnje kanë marrë pjesë në votim 35.96 për qind e votuesve. Rrogozhina deri në orën 19 00 të mbrëmjes ka patur një pjesëmarrje prej 30.92 %, duke u ndjekur nga qarku i Shkodrës me 29.11%. Ndërsa Durrësi ka patur nivelin më të ulët të pjesëmarrjes, krahasuar me bashkitë e tjera, me 26.4%. Të drejtë vote kishin 654 mijë e 538 shtetas shqiptarë. 10 mijë e 134 qytetarë ishin votues për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Gjithsej në të 6 bashkitë, kanë qenë 941 Qendra Votimi në dispozicion të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës. 3 qendra votimi në Shkodër, nuk ishin në shërbim të qytetarëve dhe u shpallën si të pavlefshme dhe kjo për shkak të motit të keq. Procesi zgjedhor u anulua në zonën e Shoshit dhe Pultit në Bashkinë e Shkodrës, pasi kaloi afati kohor. Moti i keq gjithashtu e bëri të pamundur dërgimin në kohë të materialeve zgjedhore.

Top News – ‘Policia, jo mburojë e Ramës’. Berisha: Nuk dëgjoi protestat paqësore, tani do dialog
19/10 19:38
Top News-Berisha fajëson edhe SPAK për protestat: Humbi legjitimitetin! U kthye në organizatë partie
19/10 17:05
Top Channel/ ‘Dorëzoni detyrën, hidhni kapelet’, Berisha apel Policisë: Qëndroni në anën e drejtë…
19/10 12:21
Top Chanenl/ ‘Ky është birbo’,Berisha për Ramën: E krahason veten me Macron dhe quan protestuesit…
19/10 12:15
Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45
Top Channel/’Hyjnizojnë dhunën’, Rama:Askush se thotë një fjalë për këtë gurë që bie mbi punonjësit…
18/10 10:54
Top News- Shehaj e Kapri përplasen në bulevard me Hitën! Spraj djegës drejt deputetit
17/10 22:45
Top News- ‘Edi Rama kërkon viktima’/ Berisha: Preferon konfliktin civil, jep dorëheqjen!
17/10 22:45
Top Channel/ “Demokratët në protestë”, Berisha përsërit kërkesën për largimin e Ramës
17/10 15:13
Top News- “Diaspora po vërshon drejt kryeqytetit”, Berisha: Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje
16/10 20:09
Top News – Elisa i shkruan Edit: Reflekto merr vendim dhe largohu! Mund ta bësh!
16/10 19:52
Top Channel/ “Gaz i skaduar dhe spraj ariu ndaj protestuesve”, Berisha thirrje për të shtunën
16/10 18:28
Top Channel/ Berisha: Rama të dorëhiqet/ Kreu i PD akuzon qeverinë
16/10 15:22
Top News – Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokim nuk ndal mbështetjen e PD për studentët
15/10 17:32