Aeroporti i Mynihut u detyrua të mbyllet sërish të premten në mbrëmje, pasi në zonën përreth u raportua edhe njëherë prania e dronëve. Ky incident i dytë i përsëritur brenda disa orësh, prekur në total 6500 pasagjerë. Zëdhënësi i policisë së aeroportit konfirmoi se të dy pistat ishin mbyllur, ndonëse fillimisht arsyeja mbeti e paqartë.