Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në rrugën Durrës-Tiranë se në datat 6-7 gusht, aksi do jetë i mbyllur në të dy drejtimet për shkak të punimeve për zgjerimin e mbikalimit të Rinasit. “Më datë 6 dhe 7 gusht 2026, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës-Tiranë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.