Protesta e invalidëve ka përfunduar, pas arritjes së marrëveshjes me Ministrinë e Shëndetësisë për plotësimin e kërkesave të tyre. Mësohet se zv. Ministrja e Shëndetësisë ka takuar grevistët dhe i ka premtuar se brenda ditëve të fundit të vitit, do t’u kthejë paratë e refuzuara si dhe disa lehtësira të tjera. Gjithashtu është vendosur krijimi i grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor që do të bëjë kontrollet e nevojshme nëpër banesat e gjithsecilit prej invalidëve.