Ka përfunduar pjesa e parë e projektit për ndërtimin e vendruajtjes së Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë. Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim në godinën e re, për të cilën u shpreh se është bërë sipas standarteve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë.