Gjykata e Lartë ka pranuar heqjen dorë nga rekurti të ish-prokurorit të përgjithshëm të vendit deri në fund të vitit 2017, Adriatik Llalla. Andaj, ndaj tij mbetete në fuqi dënimi me dy vite burg dhe pesë vite heqje të së drejtës për të mbajtur funksione publike. Ish-funksionari i lartë i drejtësisë u gjet fajtor për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë në tre raste.