Top News/Mbyllen kufijtë, ushtria del në rrugë / Zgjedhje në mes të dhunës dhe telasheve në Pakistan
08/02/2024 11:57

Pakistanezët e sfiduan motin e ftohtë dimëror për të votuar në zgjedhjet parlamentare të enjten, në një kohë kur dhuna është duke u rritur, së bashku me telashet ekonomike dhe politike. Votimi, i cili filloi në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale, po mbahet një ditë pasi së paku 30 njerëz u vranë nga dy shpërthime të ndërlidhura me zgjedhjet në provincën Balochistan në jugperëndim të Pakistanit dhe në një kohë kur inflacioni ka arritur gati në 30 për qind dhe ish-kryeministri, Imran Khan, politikani më i njohur në vend, është në burg. Më shumë se 650.000 ushtarë, policë dhe paramilitarë janë angazhuar për ruajtjen e rendit gjatë këtyre zgjedhjeve. Sondazhet kanë parashikuar një dalje të vogël në zgjedhje në vendin ku 128 milionë njerëz kanë të drejtë vote, për shkak të pengimit të partisë së Imran Khan dhe dy shpërthimeve të mërkurën, të cilat ndodhën pranë zyrave të kandidatëve. Përgjegjësinë për këto sulme e mori Shteti Islamik. Autoritetet ngulën këmbë se dhuna nuk do ta ndalte mbajtjen e zgjedhjeve. “Çdo përpjekje për të sabotuar situatën e paqes dhe sigurisë do të parandalohet”, tha kryeministri në detyrë i Pakistanit, pas shpërthimeve. Megjithatë, Ministria e Jashtme tha se kufijtë me Iranin dhe Afganistanin janë mbyllur dhe se shërbimet telefonike në zonat kufitare janë ndalur, për çështje sigurie. Khan, i cili ishte kryeministër nga viti 2018 deri më 2022, është themelues i PTI-së dhe ende gëzon popullaritet të madh, por ai është në burg pasi është dënuar për korrupsion dhe i është ndaluar mbajtja e posteve publike për një dekadë. Favorit për t’i fituar zgjedhjet është Liga Myslimane e Pakistanit e ish-kryeministrit Naëaz Sharif, i cili u kthye në atdhe vitin e kaluar, pas katër vjetëve qëndrimi në mërgim për ta shmangur kryerjen e dënimeve me burg. Pak javë pasi u kthye, dënimet e tij u shfuqizuan, duke e lënë atë të lirë të garojë për t’u bërë kryeministër për herë të katërt. Me rivalin e përbetuar Khan në burg, Sharifi duket ta ketë rrugën e hapur për t’i fituar zgjedhjet

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB