Top News – Mbyllen aeroportet në Danimarkë / Dronët shkaktojnë kaos, incidenti i dytë këtë javë
25/09/2025 11:42

Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur mëngjesin e së enjtes, pasi kishin qëndruar të mbyllura për disa orë, kur dronë të paidentifikuar hynë gjatë natës në hapësirën e tyre ajrore. Ky ishte incidenti i dytë i tillë i sigurisë në vendin nordik këtë javë. Billund, aeroporti i dytë më i madh në Danimarkë, u mbyll për një orë, ndërsa ai i Aalborgut, i përdorur si për fluturime civile ashtu edhe për ato ushtarake, u mbyll për tri orë për shkak të futjes së dronëve të mërkurën natën, tha Policia daneze. Dronë u vunë re gjithashtu pranë aeroporteve në Esbjerg dhe Sonderborg, si dhe në bazën ajrore Skrydstrup, ku mbahen disa prej avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës. Që të pesë këto pika ndodhen në gadishullin Jutland në perëndim të Danimarkës. Morten Skov, banor i kësaj pjese, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa drita të gjelbra që pulsonin nga perëndimi i aeroportit Aalborg, të cilat “qëndronin pezull pikërisht mbi” objektin. Në një video të ndarë me Reuters nga Skov, shihet një dritë që largohet nga aeroporti drejt perëndimit. Policia kombëtare daneze tha se dronët ndoqën një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit të hënën natën dhe të martën në mëngjes. Policia e përshkroi incidentin si “sulmin” më serioz deri tani ndaj infrastrukturës kritike dhe e lidhi me një sërë shkeljesh të dyshuara të hapësirës ajrore nga dronë rusë dhe pengesa të tjera nëpër Evropë, pa dhënë prova konkrete. Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, mohoi çdo përfshirje të vendit të tij në incidentin e Kopenhagenit.

Top Channel/ I armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje të riun
22/02 19:37
Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
DIGITALB DIGITALB