Në vetëm gjashtë muaj do të kishin importuar drogë nga Shqipëria me vlerë rreth 5 milionë euro. Ky është bilanci i nxjerrë nga mediat italiane, pas finalizimit të një megaoperacioni të antimafias. Antimafia italiane publikoi videon e operacionit të arrestimeve në kuandër të shkatërrimit të grupit kriminal që vepron midis Shqipërisë dhe Italisë. Falë operacionit, karabinierët zbuluan në pjesën e përparme të makinës, në kroskot 6 pako me drogë.