Policia Financiare Provinciale e Leçes gpditur një rrjet trafiku ndërkombëtar droge dhe ka përfunduar hetimet paraprake ndaj 29 personave, italianë dhe shqiptarë, të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet kriminal, me bazë zonën e Leçes por e shtrirë edhe në provincat italiane. Sipas mediave italiane, të dyshuarit i përkisnin katër grupeve kriminale aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës, me degë në Itali dhe lidhje kryesisht me Spanjën dhe Shqipërinë.