Top News – Mbrojtje e territorit me armë bërthamore / NATO ngre Tornadot dhe Eurofighterat
14/10/2025 12:45

Rreth 2.000 pjesëtarë të personelit do të përfshihen në stërvitjet e quajtura “Steadfast Noon” që do të zhvillohen gjatë dy javëve, njoftoi aleanca. Rreth 70 avionë do të përdoren gjatë stërvitjeve, tha NATO, përfshirë avionë luftarakë gjermanë që janë të aftë të transportojnë bombat bërthamore amerikane që janë të vendosura në Evropë. Manovrat e këtij viti do të zhvillohen kryesisht në hapësirën ajrore mbi Detin e Veriut. Baza ajrore holandeze në Volkel dhe bazat ushtarake në Kleine Brogel në Belgjikë, Lakenheath në Angli dhe Skrydstrup në Danimarkë pritet gjithashtu të kenë role të rëndësishme. NATO thotë se Forcat e Armatosura gjermane kanë ofruar tre avionë Tornado, që janë të aftë të lëshojnë bomba bërthamore amerikane dhe katër Eurofighter për stërvitje. Sipas aleancës, këto janë stërvitje rutinore dhe nuk janë përgjigje ndaj shkeljeve të fundit të hapësirave ajrore dhe provokimeve të tjera të bëra nga Rusia. Megjithatë, manovrat po ashtu synojnë të përçojnë një sinjal të qartë në Moskë se NATO-ja është e përgatitur që të mbrojë veten edhe me armë bërthamore, nëse është e nevojshme. Kjo stërvitje është e nevojshme për të siguruar që parandalimi bërthamor të mbetet sa më i besueshëm dhe efektiv, tha javën e kaluar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Arsyeja pse Gjermania, një vend që nuk ka armë bërthamore, po merr pjesë në stërvitje, lidhet me parimin e NATO-s për ndarjen bërthamore. Ky parim parasheh që, në një rast emergjent, armët bërthamore amerikane të tipit B61 të stacionuara në Evropë mund të hidhen edhe nga avionët e vendeve partnere dhe më pas të përdoren për të shkatërruar, për shembull, forcat armike. Armët bërthamore amerikane nuk dihet se ku janë të vendosura në Evropë. Megjithatë, ka pasur raportime se armë të tilla ka në veri të Italisë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
Top Channel/ Zelensky për BBC: “Lufta e tretë botërore ka nisur, Putin duhet ndaluar”!
23/02 12:08
DIGITALB DIGITALB