Top News – Mbrojtje ajrore unike në NATO! / Estonia lëshon alarmin: Po dështojmë përballë Putinit
03/10/2025 14:57

Avionët luftarakë të NATO-s duhet të tregojnë se mund të ndjekin avionët luftarakë rusë përtej kufijve kombëtarë për të penguar ndërhyrjet e ardhshme, tha një zyrtar i lartë në qeverinë estoneze. Avionët luftarakë të Aleancës kanë tendencë të "dorëzohen" në kufijtë e tyre, në vend që të vazhdojnë fluturimet në hapësirën ajrore të aleatëve të tjerë. Por Moskës duhet t'i tregohet se përpjekjet e mëtejshme për të hyrë në hapësirën ajrore të NATO-s do të përballen me një përgjigje "të unifikuar", tha Jonatan Vseviov, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme të Estonisë. Më 19 shtator, tre MiG-31 rusë shkelën hapësirën ajrore estoneze përmes Gjirit të Finlandës dhe fluturuan për 12 minuta në qiejt e vendit. F18-at finlandeze i ndoqën avionët deri në kufirin estonez, ku ia kaluan operacionin avionëve italianë F-35 të stacionuar në bazën ajrore Amari nën misionin e NATO-s për Policimin Ajror në Baltik. F35-at më pas i ndoqën avionët luftarakë rusë nëpërmjet hapësirës ajrore estoneze deri në enklavën ruse të Kaliningradit. “Ajo që duam që rusët të kuptojnë është se ata përballen me një NATO të bashkuar, jo me një koleksion shtetesh, por me një front të bashkuar, avionët e të cilit mund të operojnë mes kufijve të aleatëve”, tha Vseviov për The Telegraph. “Por kjo – shtoi ai - është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet”.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58