Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e pajisjeve të mbrojtjes ajrore Ukrainës , me vlerë 2.68 miliardë dollarë, pas kërkesave të përsëritura të Kievit për mbështetje që synojnë të zmbrapsin sulmet e ashpra ruse. Departamenti i Shtetit ka raportuar për Kongresin, se ka marrë vendimin për të miratuar një shitje të mjeteve ushtarake për qeverinë e Ukrainës, e cila ka të bëjë me përmirësimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe pajisjeve dhe shërbimeve përkatëse.