Zgjedhja e Donald Trump për një mandat të dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konsiderohet nga kryeministri Edi Rama, akti më bujar i Zotit, për t’i dhënë Europës një mundësi të madhe për t’u zgjuar. Megjithatë, në konferencën e Mynihut Rama nuk i fshehu kritikat për kërkesat e Trump që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.