Rusia lëshoi një breshëri raketash dhe dronësh kundër Kievit, duke vrarë të paktën 13 persona dhe plagosur 40 të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase. Zjarre shpërthyen në të gjithë kryeqytetin, ndërsa ekipet e shpëtimit punuan për t'i shuar ato. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se katet e sipërme të një ndërtese banimi nëntëkatëshe në distriktin Solomjansk ishin dëmtuar dhe kishin marrë flakë ndërsa njerëz ishin bllokuar në një tjetër ndërtesë banimi dhe disa pjesë të kryeqytetit kishin mbetur pa energji elektrike.