Shefi i grupit rus të mercenarëve, Ëagner, tha se Kievi po mbron Soledarin me ‘nder’ ndërsa beteja për kontrollin e qytetit të minierave në ukrainën lindore, është intensifikuar. Jevgeni Prigozhin, shkruajti në telegram se betejat më të vështira e më të përgjakshme po bëhen për kontrollin e Soledarit, që ka parë edhe luftimet më të ashpra përgjatë vijës së frontit në Ukrainë, ditët e fundit. Forcat e Vagner po punojnë ekskluzivisht për të marrë Soledarin – tha Prigozhin duke i cilësuar minierat nën qytet si një rrjet qytetesh të nëndheshme.