Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale ka gjobitur Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me një vlerë prej 150 mijë lekë. Arsyeja për një vendim të tillë lidhet me refuzimin e këtij institucioni për zbatimin e ligjin “Për të Drejtën e informimit” duke mos iu përgjigjur kërkesës së programit Top Story në Top Channel për vënien në dispozicion të të dhënave në lidhje me detyrimet e paguara dhe të papaguara të kompanisë Bankers Petrolium Albania Ltd.