Të shtunën, më 6 maj, Mbreti Charles III i Britanisë do të kurorëzohet , tetë muaj pasi ai u ngjit në fron, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, shtatorin e kaluar. E drejtuar nga kryepeshkopi i Canterbury-t, kleriku më i lartë i Kishës së Anglisë në vend, ceremonia do të mbahet në Ëestminster Abbey në Londër, mjedisi për çdo kurorëzim që nga viti 1066.