Shëndeti i Mbretit Harald të Norvegjisë, 89 vjeç, është përkeqësuar ndërsa është në spital dhe gjendja e tij vlerësohet si "shumë serioze", tha oborri mbretëror të enjten. Monarku më i moshuar, në shërbim, i Evropës dhe kreu ceremonial i shtetit të Norvegjisë që nga viti 1991, Harald u dërgua në spital më 17 gusht. Pallati mbretëror tha se ai po trajtohej për një infeksion bakterial në gjak. Princi i Kurorës Haakon dhe bashkëshortja e Harald, Mbretëresha Sonja, kanë anuluar të gjitha ngjarjet e planifikuara, tha pallati në një deklaratë.