Top News/ Mbreti lyhet me baltë nga protestuesit / Viziton zonën e përmbytjeve, përballet me zemërim
03/11/2024 17:49

Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me protestues të zemëruar keq, teksa ka vizituar rajonin e Valencias, që ka regjistruar përmbytje të pashembullta ditët e fundit. Në disa pamje, banorët e zonës janë dëgjuar duke bërtitur “vrasës” dhe “turp” si edhe kanë hedhur baltë në drejtim të mbretit, i cili është pyetur përse nuk është bërë asgjë për të shmangur tragjedinë. Përmbytjet më të rënda në Spanjë, në dekada, kanë lënë lagje të tëra të mbuluara nga balta dhe dhjetëra makina të bëra kapicë njëra mbi tjetrën. Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe ka ende shumë persona të zhdukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke bërë përpjekje që të gjejnë ndonjë të mbijetuar. Banorët janë tejet të zemëruar për, siç thonë ata, mungesën e paralajmërimit dhe mbështetjes së duhur nga autoritetet pas përmbytjeve. Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia vizituan Paiportan të dielën, një nga qytezat e prekura më rëndë. Të shtunën, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez urdhëroi angazhimin e 10.000 ushtarëve dhe policëve shtesë në zonën e prekur nga përmbytjet. Ai tha se ky është angazhimi më i madh ushtarak në Spanjë në kohë paqeje. Por, ai deklaroi se është i vetëdijshëm që përgjigjja nuk ka qenë “e mjaftueshme” dhe ka pranuar “problemet e mëdha dhe mungesat”.

Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13