Presidenti I republikës, Bajram Begaj priti në një ceremoni solemne mbretin e Jordanisë bashkë me delegacionin që e shoqëronte. Rritja e dialogut politik dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike, nxitja e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, vijimi i bashkëpunimit shumëpalësh në nivel ndërkombëtar, mbështetja e Kosovës në arenën ndërkombëtare, qëndrimi i palëkundur i Shqipërisë në dënimin e çdo forme dhune e terrori, si dhe mbështetja e zgjidhjes së situatës në Lindjen e Mesme me dy shtete ishin në fokus të takimit mes Kreut të Shtetit dhe Mbretit të Jordanisë.