Top News – ‘Mbreti’ i ceremonisë së inaugurimit/ Të gjithë të çmendur për Bernie Sanders…
23/01/2021 18:40

Cdo event i madh ka gjithnjë një foto apo dy që cojnë në një shpërthim memesh në internet. Por, senatori Bernie Sanders, në inaugurimin e presidentit Joe Biden, rezultoi një sensacion i vërtetë. Sanders u shfaq në ceremoninë e të mërkurës i veshur me një xhup bezhë, të parë edhe më herët, doreza dhe maskë mbrojtëse, me një zarf nën sqetull. I veshur në këtë mënyrë, në një det rafinece që i shkon për shtat ditës së inaugurimit, ai ra menjëherë në sy. Një pafundësi memesh u shfaqën në internet. Dhe fotoja e tij, me duar e këmbë të kryqëzuara, duke u struktur nën kapotë nga i ftohti, e bëri atë yllin viral të ditës. Nuk vonoi shumë që memet ta vendosnin atë kudo... nga e famshmja Darka e Fundit e deri tek coverat e albumeve muzikore apo rrugët e qytetit të nju jorkut. Senatori i Vermontit, mes përfaqësuesve më të rëndësishëm të krahut radikal të partisë demokratike, u bë protagonisti absolut i kolazheve argëtuese duke zënë madje edhe vendin e yjeve të hollivudit, nga sharon stone në skenën kult të Basic Instinct e deri tek Demi Moore ku Sanders zëvendëson Patrick Sëayze që e përqafon ndërsa ajo bën një vazo balte. Por e gjithë kjo shkoi edhe më larg. Përdoruesit e rrjetit krijuan një PNG transparente që i lejonte të tjerëve të vendosnin me fotoshop Bernin në cdo skenë që donin. Një gjeni i rrjetit, krijoi një lente në snapchat që i lejonte përdoruesve ta vendosnin Bernin e ulur në karrige në mes të shtëpisë së tyre. Shumë shpejt, Berni u bë global, falë një ëebsite-i që i lejonte njerëzit ta vendosnin foton në skena nga google maps Street Vieë. E madje pa kaluar as 24 orë, Bernie në karrige mund të shfaqej edhe në formë komerciale. Shumëkush tani mund të pijë, nëse do, kafe në një filxhan mbi të cilin shfaqet Bernie dhe dorezat e tij apo të veshë një bluzë me imazhin e stampuar mbi të.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04