Një megaoperacion është kryer në Kukës për kultivimin e bimëve narkotike. Identifikohen dhe shpallën në kërkim 4 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit), autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 1 familjar tjetër, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi muncioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve. Po ashtu është proceduar kryeplaku i fshatit.