Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban këtë të enjte Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku 355 delegatët e partisë do të vendosin me votë nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë partinë apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit. Kuvendi u thirr pasi u verifikua kërkesa e delegatëve për mbajtjen e tij. Sipas LDK-së, Sekretariati i Përgjithshëm ka konstatuar se janë plotësuar kushtet statutare, pasi kërkesa është mbështetur nga të paktën një e treta e delegatëve të Kuvendit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendosi që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet më 30 korrik, në orën 18:00.