Top News – Mblidhet qeveria e Kosovës/ Hoti: Të ruajmë unitetin, do dalim faqebardhë para botës
06/11/2020 11:30

Një ditë pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe vendosjes së tij në paraburgim në Hagë, qeveria e vendit u angazhua se do të punojë me përkushtim. “Presim bashkëpunimin e të gjithëve, bashkëpunimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që t’i realizojmë projektet e mëdha që i kemi para vetes, që janë me rëndësi kombëtare. Qeveria e Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike”, tha kryeministri Avdullah Hoti. Në mbledhjen e qeverisë, Hoti vlerësoi, siç tha ai, sjelljen e përgjegjshme dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai përsëriti se lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi nuk mund të njolloset dhe as të përbaltet. “Populli i Kosovës nuk luftoi në tokë të huaj por në oborrin e vet për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Agresori ishte Serbia. Askush asnjëherë nuk ka asnjë dilemë për këtë. Duhet të tregojmë urtësi e vizion për të përballuar këtë sprovë dhe të dalim faqebardhë”, tha ai. Sipas Kosovapress, ministri i drejtësisë, Selim Selimi, tha në mbledhjen e qeverisë se vendi po kalon një periudhë të vështirë dhe ngritja e aktakuzave është një goditje për Kosovën. Ai kërkoi që qeveria të pezullojë dialogun me Serbinë deri në një moment të dytë e po ashtu duhen ndërprerë edhe të gjitha aktivitetet që lidhen me Serbinë.

Top Channel/ Kosovë, 9 të arrestuar për krime lufte/ Operacion lidhet me “grupin e intelektualëve”
27/09 11:01
Top Channel/ Mish i skaduar drejt Kosovës, Mali i Zi bllokon mbi 20 tonë
25/09 23:06
Top News – Në bllok kundër Hagës. Kuvendi i Kosovës kërkon veprime urgjente
25/09 19:20
Top News- ‘Zbaton verbërisht urdhrat e Kurtit’/ Prag zgjedhjesh, Vuçiç akuza ministrit Rashiç
25/09 18:40
Top News- Kushtetuesja e konsideroi legjitime/ Ambasada Amerikane: Presim bashkëpunim me Qeverinë
25/09 14:44
Top News- Si u vra heroi Afrim Bunjaku / Dalin pamjet e nisjes së sulmit të serbëve në Banjskë
25/09 13:38
Top News- Vizitat në paraburgim tek Thaçi/ Haga lehtëson kufizimet, disa persona mbeten të ndaluar
24/09 15:43
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 15:16
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 12:51
Top Channel/ Nga bllokimi i rrugës me kamionë, tek tërheqja në male: Si ndodhi sulmi i Banjskës!
24/09 12:17
Top News- Tre vite nga sulmi në Banjskë/ Britania mesazh Serbisë: Radoiçiç të shkojë para drejtësisë
24/09 10:33
Top Channel/ Kushtetuesja konfirmon qeverinë! Kosovë, afat deri më 6 tetor për presidentit
23/09 20:04
Top News- Kurti do përgjithmonë amerikanët / Kryeministri përsërit ofertën për bazën e ‘Bondsteel’
23/09 16:22
Top News – Kuvendi u konstituua me vonesë. Kushtetuesja i jep të drejtë PDK, por nuk prek Qeverinë
23/09 16:20
Top Channel/ 11 varreza masive të luftës: Kosova kërkon gërrmime të reja në Serbi!
23/09 11:52
Top News- ‘Apeli ta korrigjojë aktgjykimin’/ Kurti: Dënimet për krerët e UÇK të padrejta
23/09 11:13
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Kosovë, tubim kombëtar më 1 tetor
22/09 19:53
Top News – ‘Liria ka emër’ marshon në Bruksel. Strategjia kundër Hagës, tubime dhe peticione
22/09 15:51
Top Channel/ Nisma për ndryshimin e ligjit për Specialen, analistët: A e bën dot vetë Kosova?!
22/09 11:09
Top Channel/ EULEX,“jo më” në Kosovë”:Prishtina të rishikojë marrëdhëniet me misionet ndërkombëtare!
22/09 11:08