Për tre ditë do të zhvillojë në Tiranë punimet konferenca e Ambasadorëve, ‘Tirana Diplo 2024’. Aktiviteti nis ditën e hënë në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, do të jenë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj. Ministria e Jashtme thotë se Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike të Shqipërisë përgjatë vitit të ardhshëm. Konferenca treditore do të nisë nesër në ora 9.30, ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.