Top News – Mbledhje urgjente në Pallat/ Pas intervistës së Princit Harry dhe Meghan Markle
09/03/2021 12:52

Një mbledhje urgjente krize me pjesëtarët më të lartë të familjes mbretërore është thirrur në britani pasi duka dhe dukesha e sussex-it lëshuan një mori akuzash në intervistën e tyre me Oprah Ëinfrey. Korrespondentja e BBC në oborrin mbretëror, Daniela Relph, tha se është e papranueshme për pallatin e Buckinghamit të mos thotë asgjë për pretendimet e princit Harry dhe Meghanit. Ajo tha gjithsesi se nuk donte që pallati të nxitohej në deklarata. Princi Harry dhe Meghani folën për racizmin, shëndetin mendor, mediat dhe mbretërorët e tjerë në intervistë. Meghan, e para anëtare me racë mikse në familjen mbretërore moderne, tha se situata u rëndua pasi Harry u pyet nga një pjesëtar i familjes mbretërore, emri i të cilit nuk u tha, se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të tyre të pritshëm, Archie. Më pas, vetë princi Harry sqaroi për Oprah se komentet nuk ishin bërë as nga mbretëresha dhe as nga duka i Edinburgut. Intervista dy orë e gjatë u transmetua të dielën nga CBS në shba dhe më pas në britani, mbrëmjen e të hënës. Në intervistë, dukesha tha se ajo e kishte gjetur jetën mbretërore aq të vështirë sa që kishte patur momente kur ajo kishte menduar se nuk donte të jetonte më dhe kishte kërkuar madje edhe për ndihmë, të cilën nuk e kishte marrë. Disa laburistë janë shprehur pas intervistës se pretendimet e Meghanit ishin shqetësuese dhe shokuese dhe kërkuan nga pallati mbretëror ti trajtonte ato me seriozitetin më të madh.

Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
DIGITALB DIGITALB